Nail Art

Si mund ti lyejmë thonjtë – model thonjsh hap pas hapi

Më poshtë keni të ilustruara me foto sesi mund të bëni një model thonjsh hap pas hapi. Thonjtë e mëposhtëm janë thonj artificial me tip, të punuar me akrilik  (acrilic nails) dhe gel.

1. Hapi i parë

Pasi keni ngjitur tip dhe keni limuar lidhjen e tip me thoin tuaj që të mos duket dhe të jetë bërë një me thoin tuaj, punojeni me akrilik dhe limojeni në formën që duhet.

2. Hapi i dytë

Bëjmë french me ngjyrën e kuqe në trashësinë që duam.

3. Hapi i tretë

Vendosim dhe gliter sipër ngjyrës së kuqe për te dalë me shkëlqim më shumë.

4. Hapi i katërt

Me furçën e akrilikut bëjmë disa zemra të vogla me akrilik të kuq duke i punuar shpejt pa ngrirë akriliku.

5. Hapi i pestë

Vendosim gliter dhe mbi zemrat e vogla qe të ndriçojnë edhe ato dhe kalojmë sipër thoit gel dhe e fusim në furrën UV që të piqet.

6. Tashmë thonjtë tanë janë gati dhe u japin duarve tona një bukuri të veçantë.

©bukuri.com

4 comments on “Si mund ti lyejmë thonjtë – model thonjsh hap pas hapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *