Trupi

Kujdesni duart tuaja që të mos çahen

Është mjaft e zakonshme që gjatë periudhës dimërore, duart tona të bëhen mjaft të ashpra dhe të çahen, duke krijuar një ndjenjë jo të mirë por disa herë edhe të dhimbshme. Arsyeja kryesore është ndryshimi i temperaturës por edhe rritja e lagështirës.

Do t’ju japim disa këshilla që t’i bëni zakone të përditshme, të cilat nuk do t’i rëndojnë duart tuaja por do t’i mbajnë të buta.

  • Shmangiuni lagies së duarve ose të paktën nëse i lagni t’i fshini shume mirë.
  • Mbani gjithmonë me vete në çantën tuaj një krem duarsh ushqyes.
  • Lajini duart tuaja me ujë të vakët dhe me sapun që ka ph asnjanës.
  • Nëse duart tuaja të ashpra nuk bëhen me asgjë të buta… drejtohuni tek një dermatolog që t’ju thotë problemin dhe t’ju japë kurën e duhur. 
 ©bukuri.com 

0 comments on “Kujdesni duart tuaja që të mos çahen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *