Fashion

Koleksioni i ri i Louis Vuitton

Emri Rei Kawakubo ju kujton diçka? Është mjaft i njohur në botën e modës përderisa është disenjatorja e firmës Comme des Garcons. Skicon koleksione rrobash grash dhe burrash, të cilat dallohen nga origjinaliteti i tyre dhe nuk ngjajnë aspak me rrobat e skicografëve të tjerë.

Këtë vit, Rei Kawakubo do të bëhet akoma më e njohur, sepse bashkëpunon me firmën e njohur të modës Louis Vuitton.

Japonezja skicografe në bashkëpunim me skicografin bazë të Louis Vuitton, Marc Jacobs, modeloi 6 çanta pak të çuditshme me ”monogramën” e njohur dhe disa rroba për koleksionin dimëror të firmës.

Çantat në përgjithësi janë për mbrëmje, përveç dy, që për shkak të madhësisë së tyre janë më të përditshme. Ajo që u bë menjëherë e njohur është e quajtura çanta-merimangë, e cila ka marrë mjaft kritika të dykuptimshme. Modelet e çuditshme, ashtu si edhe skicografia, nuk të kujtojnë çanta me shikim të parë. Megjithatë firma deklaron se është entuziaste nga përfundimet. Bashkëpunimi i tyre u bë gjatë festimit të 30-vjetorit të Louis Vuitton në Japoni, një shtet i cili mbulon 15% të të ardhurave vjetore të firmës.

Këto çanta kanë qarkulluar veçanërisht në Tokio, por mund ti porosisni edhe në dyqanet e tjera të firmës në botë.

 ©bukuri.com

0 comments on “Koleksioni i ri i Louis Vuitton

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *