Kuzhina

Mish pule me ullinj jeshil

pule-me-ullinj

Nevojiten:

  • 1 pulë
  • 1 filxhan me ullinj jeshil pa bërthamë
  • 1 gotë vere me uzo ose konjak
  • 1 qepë të thatë të grirë ose 3-4 qepë të njoma
  • 2 thelpinj hudhre të grirë
  • 1 lugë të vogël me borzilok të grirë
  • 1 lugë të vogël majdanoz të grirë
  • 1 filcan me vaj ulliri
  • kripë
  • piper

Përgatitja:

Presim pulën në disa pjesë dhe i hedhim kripë dhe piper. E skuqim pak në një tenxhere ku kemi hedhur gjysmën e filxhanit me vaj dhe e shuajmë duke i hedhur uzon ose konjakun. Hedhim qepën, hudhrën majdanozin, borzilokun, ullinjtë. I hedhim vajin që ka mbetur dhe 2 gota ujë dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare rreth 40-50 minuta.

Shoqërohet me patate të skuqura ose oriz.

©bukuri.com

0 comments on “Mish pule me ullinj jeshil

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *