Estetike

Disa gabime që duhet të shmangni kur hiqni vetullat

vetulla

Për të pasur vetulla të bukura ndiqni këshillat e mëposhtme.

Vetulla të parregulluara me zonën poshtë harkut që janë të mbushura me qime janë një nga pikat që prishin ikonën e përgjithshme të fytyrës tuaj. Bëjeni zakon që t’i hiqni 1-2 herë në javë.

Vetulla shumë të holla dhe tek cepat.

Ky tip vetullash krijon një ikonë jo natyrale dhe të ashpër dhe të shton vite. Që të keni një përfundim natyral mos e ndërroni formën e vijës natyrale nga lart të vetullave tuaja.

Hiqni ose çngjyrosni vetëm qimet e padëshiruara.

Në qoftë se keni vetulla të holla përpiquni kohë pas kohe që t’i dendësoni  ose korrigjojini me takt me një laps vetullash ose me një  hije sysh mat në ngjyrën e vetullave tuaja.

Heqja e shumë qimeve poshtë harkut.

Përpiquni që të mos e theksoni në mënyrë të ekzagjëruar harkun e vetullave. Më e përshtatshmja është : më e ulët në cepat e brendshëm dhe  afër hundës, më i gjatë në majën e harkut  dhe më i hollë në majat në mënyrë që të krijojë një trekëndësh ose hark.

Heqja e shumë qimeve midis vetullave.

Bëjeni testin me laps: mbani një laps drejt lart tek hunda juaj.. Kjo do të jetë shenja nga e cila do të fillojë vetulla juaj. Në vazhdim levizeni lapsin drejt cepit të brendshem të syrit tuaj duke e mbajtur cepin tjetër  të lapsit në fillim të vrimës së hundës tuaj. Aty duhet të mbarojë vetulla juaj.

Heqja e shume qimeve  brenda tufës së vetullave.

Mos hiqni qime nga brenda tufës së vetullave sepse do të krijoni boshllëqe. Nëse është e vevojshme qimet e pabindura prijini me një gërshërë të vogel. Nëse keni boshllëqe tek vetullat tuaja i mbushni me një laps sysh ose me një  hije sysh mat në ngjyrën e vetullave tuaja. Zgjidhni një ngjyrë të hapur.

Më mirë vizitoni një profesioniste që të krijojë formën e vetullave tuaja dhe ju më vonë thjesht hiqni qimet që duhen pastruar për të ruajtur formën e tyre.

Kujdes! Heqja e tepruar e vetullave mund t’ju çojë në humbje të përherëshme të tyre.

(c) Bukuri.com

5 comments on “Disa gabime që duhet të shmangni kur hiqni vetullat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *