Ajo që nuk është sinonim vetëm i formave perfekte dhe trupit për pasarelë. Kënaqësia dhe misteri që fshihet edhe pas një femre që nuk ha gjithë ditën ushqime vegjetale. Dhe ka ca kile më shumë
Ato janë me fat, janë në modë, mund të krahasohen me përmasat e një manekini dhe të zbrazin pa frikë raftet e dyqaneve pa njohur sikletin e kopsave që nuk mbërthehen, e pantallonave që me shumë luftë të arrijnë të futen deri afër vitheve, e bluzave që gati sa nuk pëlcasin. Është fjala për femrat e dobëta. Që i bëjnë ato më pak të dobëtat t’u qajë shpirti për më pak kile, por që edhe pse nuk kanë privilegjin e të dukurit si një kukull vitrine, nuk mund të mohohet se e shijojnë jetën më shumë!!! Arsyet?
Posted under Beauty
This post was written by Bukuria on July 6, 2008


