E kuqe qetësuese, e kuqe “politike”, ngjyrë lulemëllagë, tepër bindëse.
Buzëkuqët shprehin qëndrime që nuk i imagjinoni dot. Këtë e kanë kuptuar edhe politikanet, që nuk riskojnë më kot nuancat
Ekziston një lidhje që bën bashkë buzëkuqët dhe pushtetin. Jo pushtetin e joshjes, por atë politik. Pikërisht me këtë raport janë marrë muajin e fundit gazetat amerikane.
Motivi: një shfaqje jashtëzakonisht në formë e Hillary Clinton-it në CNN. Kështu, pas rimelit që u reziston lotëve të ish-first lady-t dhe zërave sipas të cilave ajo u është nënshtruar ca seancave me Botox për të rifreskuar look-un e fushatës elektorale, ja ku i erdhi radha edhe buzëkuqit! Çfarë e ka ndriçuar fytyrën e së vetmes femër që iu fut garës për të arritur Shtëpinë e Bardhë?
Një buzëkuq light plum, mauve (për ta thënë ashtu siç e thonë edhe grimierët) është një nuancë që nuk është as e kuqe, as ngjyrë lulevathi, as kumbull. Ajo që e zbulon, është grimierja e CNN-it, Kriss Soterion, e cila e ka trukuar: “Kur dikush nga stafi i Clinton-it më dha buzëkuqin e saj të kuq, thashë: jo, tepër “politik”; ka të njëjtin efekt me kravatën e kuqe. I vura një ngjyrë mëllage dhe kështu u ëmbëlsua”.
Posted under Make up
This post was written by Bukuria on May 31, 2008



