Beauty

3 Maska bukurie per te eleminuar pikat e zeza nga fytyra

Pikat e zeza janë një tortur për fytyrën. Shpesh herë për shumë femra bëhen të besdisshëm pasi mund të dallohen me sy të lirë dhe prishin atë pastërti të fytyrës. Në këtë artikull janë paraqitur disa mënyra natyrale për të eleminuar pikat e zeza. Ju kujtoj se ky proçes kërkon pak përkushtim dhe durim.

Pastrimi i fytyrës nga pikat e zeza

Fytyre-avull-bagni-di-vapore-viso

Poret e pikave të zeza zgjerohen me nxehtesinë. Për këtë arsye ajo që duhet të bëni është të vini një enë me ujë për të zier. Hiqeni nga zjarri dhe mbani fytyrën sipër avullit që del nga ena. Mund të hidhni një peshqirë mbi kokë, në mënyrë që avulli të përqendrohet mbi fytyrë. Pasi të kenë kaluar rreth 20 minuta shkoni para pasqyrës dhe ushtroni pak presion mbi zonën me pikat e zeza. Ju kujtoj se duart duhet të jenë të pastra dhe të disifektuara. Disifektoni dhe fytyrën në fund të proçesit.

Scrub për fytyrën

Exfoliating-facial-scrub-receta-bukurie

Scrub është një produkt për bukurin mjaft i shtrenjtë, por kush thotë që nuk mund të pregatitet në kushte shtëpiake? Për një scrub për fytyren duhet të merrni të bardhën e vezës dhe një lugë sheqeri (mundësisht sheqer i trash). I bashkoni dhe aplikoheni në zonën me pikat e zeza. Shpëlajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm. Përsëriteni këtë maskë 2 -3 herë në muaj.

Shirit për heqjen e pikave të zeza

cerotto-patch-anti-brufoli-punti-neri

Dhe kjo teknikë është shumë e thjeshtë për tu aplikuar në kushtet shtëpiake. Ju duhet e bardha e vezëve që pasi ta keni rrahur pak, lyeni pjesët e interesuara (ballin, zonën e hundës dhe mjekrrën). Me pas prisni disa shirita kartopecete dhe vendosini sipër. Pasi të jetë tharë, hiqini me kujdes.

 

*Ju kujtoj se të gjitha këto maska duhet ti aplikoni në fytyrë të larë, pa asnjë lloj truku apo kremi.

182 comments on “3 Maska bukurie per te eleminuar pikat e zeza nga fytyra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *