Të përdor brisk apo dyll?
- Tuesday, December 30, 2008, 14:43
- Depilim
- 1,995 views
- 10 comments

Qimet janë një armik që të gjitha gratë duhet t’i përballojnë. Mëdyshjet e tyre përsa i përket metodave të heqjes së qimeve janë shumë. Cila metodë është më e mirë?
Brisk apo dyll?
Metodat bazë të depilimit janë brisku dhe qiriri. Çdo grua zgjedh atë që i preferon më shumë, por është e rëndësishme të dimë anët pozitive dhe negative për çdo metodë veç e veç.
Brisku, ndoshta është metoda më e përhapur e depilimit tek gratë. Është e thjeshtë, efikase dhe veçanërisht një zgjidhje e padhimbshme. Praktikohet në çdo çast pa qënë e nevojshme ndonjë lloj parapërgatitjeje. Por ka dhe anë negative. Brisku rrit dendësinë e qimeve dhe i bënë më të ashpra. Zgjat 3-4 ditë, dhe rrënjët janë të dukshme akoma edhe pas rruajtjes me brisk. Një mangësi tjetër e briskut është se nuk mund të përdoret në të gjitha pjesët e trupit, në të cilat ka qime të padëshirueshme.
Depilimi me dyll është metoda me përfundime më të mira për heqjen e qimeve në të gjitha pjesët e trupit. Pas heqjes së qimeve, lëkura është më e butë dhe e lëmuar dhe qimet vonohen të dalin për një kohë të gjatë. Kjo metodë ka dy teknika: Depilimi me dyll të nxehtë, e cila është më e shpeshta dhe më e përdorura dhe me dyll  të ftohtë, që përdoret edhe në shtëpi.
 Anët negative të depilimit me dyll të nxehtë dhe të ftohtë janë, se mund të bëhen vetëm në sallone bukurie  dhe mund shkaktojë dhimbje dhe djegie në zonën ku hiqen qimet.
Çfarëdo mënyre nga të dyja që të bëni, e sigurt është se duhet të jeni të mirëinformuara për të dyja metodat, dhe të zgjidhni atë që ju preferoni.Â
©bukuri.com
About the Author
10 Comments on “Të përdor brisk apo dyll?”
Write a Comment
Gravatars are small images that can show your personality. You can get your gravatar for free today!

Une kam depiluar fytyren me dyll po ne sallon bukurie por kam pas masandej infeksion (pucrra) e me kurre se kam be sepse me kane dale edhe a ka ndonje preparat qe perdoret pas depilimit qe te mos me dalin prap pucrrat pas depilimit me dyll. flm shume.
un e kam depiluar fytyren me dull mirpo qimet me jan rritur edhe me shum dhe ato qe kan qen te bardha kan dal te zeza
mu me kan dal ner mjekerr kime te zeza edhe ne fytyr te bardha spo di qka te bej po thon se me dyll e me llaser te hiqen per gjithmon ju lutem me tregoni qka te bej
desha te di se ku mund ta blej dyllin?
une kam shume qime ne te gjithe trupin ju lutem me tregoni se si me i hek ose ku duhet te shkoj ju lutem me tregoni
ju lutem ku mund ta gjeje dyllin qe ta perdor vet ne shtepi
Përshëndetje. Dylli mund të gjendet lehte në dyqane që shesin artikuj për estetistet, per parukeri, ose dhe në internet mund ta gjesh dhe ta blesh.
Jam 21vjeqar kam qime ne fytyr por po me pengojn si ta gjej menyren qe ti heq me tregoni
Pershendetje Valmir.
Eshte e natyrshme te kesh qime ne fytyre dhe metoda me praktike dhe popullore per burrat eshte rruajtja me brisk,
por nese qimet jane ne pjese te padeshirueshme p.sh tek pjesa e siperme e faqes afer syve do te ishte mire per nje
perfundim te mire heqja e tyre me rreze lazer, por per kete duhet te konsultoheni me nje mjek.
a eshte vertet kjo