Si të bëjmë model thonjësh me lule 3D - Hap pas hapi
- Thursday, February 19, 2009, 15:45
- Nail Art
- 1,326 views
- 8 comments
Më poshtë keni të ilustruara me foto sesi mund të bëni një model thonjësh hap pas hapi dhe lule 3D. Thonjët e mëposhtëm janë thonj artificial me tip, të punuar me akrilik (acrilic nails) dhe gel.
1. Hapi i parë
Pasi keni ngjitur tip dhe keni limuar lidhjen e tip me thoin tuaj që të mos duket dhe të jetë bërë një me thoin tuaj, punojeni me akrilik dhe limojeni në formën që duhet.
2. Hapi i dytë
Bëjmë një model french të pjerrët me acrilic gliter ngjyrë të kaltër në trashësinë që duam.
3. Hapi i tretë
Marrim furçën e akrilikut dhe e fusim në lëngun e akrilikut.
4. Hapi i katërt
Pasi e kemi zhytur në lëngun furçën e fusim në vazon me akrilikun e bardhë duke marrë një pjesë në formë topi të vogël të rrumbullakët në madhësinë që duam të bëjmë gjethet.
5. Hapi i pestë
Vendosim akrilikun që kemi marrë me furçën mbi thua.
6. Hapi i gjashtë
Duke punuar me furçë krijojme gjethet në formën që duam.
7. Hapi i shtatë
Pasi i kemi bërë gjethet vendosim pak gliter per t’i zbukuruar dhe një gurë të ndritshëm në mes.
8. Hapi i tetë
Pasi i kemi bërë lulen apo gjysmën e lules (ju mund të bëni lloje të ndryshme lulesh sipas preferencave tuaja) tërheqim disa vija në formë degësh për ta zbukuar akoma.
Dhe në fund ju do të keni një model french të pjerrët me ngjyrë të zbukuruar me lule 3D.
©bukuri.com
About the Author
8 Comments on “Si të bëjmë model thonjësh me lule 3D - Hap pas hapi”
Write a Comment
Gravatars are small images that can show your personality. You can get your gravatar for free today!










Nice
Enderroj te kem thonj te bukur sepse i kom shum te dobet(but)dhe nuk mendoj se mund ti kem thonjet e mi ne forme te mire kom provuar me shume barna ti rregulloj por kot nuk kom mundur ti rregulloj.
me pelqejn thonjet e medhenje dhe te paster te rregulluar shum very beautiful
Hej eshte i mrekullueshem bash kisha dasht ni her me i bo thonjet keshtu se vertet jan pa COMMENT a veretet shummm te mir veq ju uroj sukses a bb bayyyyyyyyyyyyyy bayyyyyyyyyyyyyyyyy
shum shum bukur te lumshin duart
valla super i ke thonjet edhe un i rregulloj mir ama jo si qita shum shum te mir kisha pas qef edhe un mi ba valla tungi suksese
pershendetje me pelqejne shume sesi i punoni thonjte Por do te kisha shume deshire te dija se kush nga perberesit e berjes se thonjve eshte me i mire Akriliku apo xheli dhe kush eshte me ne mode nga keto dy perberesit .Pershendetje jeni shume te mire .Pres pergjigje tek email im
valla shume thonje te mire por une i kam edhe me te mire hehhehehh