Disa këshilla kundër aksidenteve në kuzhinë

 

  • Kthejini dorezat, veshët apo bishtin e tenxhereve dhe tiganëve tuaj drejt murit.
  • Që të lëvizni një tenxhere nga një vënd në një vënd tjetër me ujë të nxehtë, i vini kapakun.
  • Vishni dorashka mbrojtëse kur skuqni.
  • Nëse vaji i tiganit merr flakë, mbulojeni menjëherë tiganin me një kapak tenxhereje.
  • Të keni gjithmonë një kuti të ndihmës së shpejtë dhe një bombël zjarrëfikëse të vogël.
  • Mos vishni bluzë me mëngë të gjera gjatë kohës kur gatuani sepse mund të kapen në bishtin e tiganit apo tenxheres dhe të përmbysen ose të derdhen dhe mund të shkaktojnë aksidente.
  • Kur hapni çezmën për ujë të ftohtë ose të ngrohtë, lëreni pak të derdhet sepse mund të keni hapur me parë ujin e  nxehtë dhe duke vënë duart poshtë ujit mund të digjeni.

©bukuri.com

About the Author

Bukuria has written 144 stories on this site.

Write a Comment

Gravatars are small images that can show your personality. You can get your gravatar for free today!

Copyright © 2010 ~Bukuri.com~. All rights reserved.
Powered by WordPress.org, Custom Theme and ComFi.com Calling Card Company. Mundesuar nga Lirent Studio


Nuk lejohet kopjimi, perdorimi apo riprodhimi i paautorizuar - Te drejtat e perdorimit