Author Archive

Cila ngjyrë u shkon buzëve të mia?

Cila ngjyrë u shkon buzëve të mia?
Sa herë keni parë fotomodele në televizor dhe shijoni se sa bukur janë të lyera buzët e tyre? Nëse dëshironi që edhe buzët tuaja të duken të lëngshme dhe tërheqëse, para së gjithash, duhet të gjeni ngjyrën që ju shkon. Duhet të zgjidhni atë ngjyrë që shkon me fytyrën tuaj dhe të hidhni të gjitha ato që janë të huaja në pamjen tuaj të përgjithshme. Ngjyrat roz japin romantizëm. Ju lejojnë që të humbisni në magjinë e ëndrrave dhe të kërkoni princin tuaj. Në një lëkurë të bardhë shkon në mënyrë të mrekullueshme, duke i bërë buzët të veçojnë dhe u japin dritë fytyrës tek lëkurat e errëta. Por kujdes: Ngjyra roz mund të bëjë që dhëmbët tanë të duken të verdhë. Për këtë, nëse ju pëlqen kjo ngjyrë, atëherë duhet të gjeni atë ngjyrë roz që do të theksojë paraqitjen tuaj tërheqëse. Dashurohuni me ngjyrën portokalli, një ngjyrë e nxehtë që krijon ndjenjën e qetësisë në të njëjtin çast që i jep intensitet fytyrës. Trasmetoni nxehtësi duke zgjedhur një ngjyrë pjeshke. Kerkoni pasion me një të kuqe të ndezur. Por që të mos bëhet "betejë" në fytyrën tuaj, zgjidhni nuancën që i shkon fytyrës tuaj. Nëse keni lëkurë të bardhë, Full story

Pirja e apasionuar e duhanit “vret” … martesën

Pirja e apasionuar e duhanit  “vret” … martesën
Mendoni se megjithëse pini duhan, cigarja nuk e rrezikon shëndetin tuaj? Martesa me një person që pi cigare mund t’ju kushtojë dhe vetë jetën tuaj! Në bazë të një hetimi të Universitetit të Harvard, ata që nuk pine duhan dhe janë të martuar me ata që pine duhan, përballojnë rreth 42% rrezik më të lartë të pësojnë hemoragji celebrale. Ky rrezik, pothuajse dyfishohet (72%) tek ata Full story

Parukierët më të famshëm të botës ju rekomandojnë modelet e reja 2008-2009

Parukierët më të famshëm të botës ju rekomandojnë modelet e reja 2008-2009
Parukierët më të famshëm të botës ju rekomandojnë se cilat janë modelet e reja për flokët për dimrin 2008-2009. Flokë të shkurtër apo të gjatë, me apo pa extensions? Shikoni se cilat drejtime... ndjekin ''gërshërët'' më të famshme të botës. TONI AND GUY Tek TONI AND GUY, kërdi bëjnë flokët gjysëm të shkurtër. Të lirshëm, të rehatshëm dhe tërheqës. Asimetrikë dhe baluke krijojnë sensacione të ndryshme. Ngjyrat e bakërta shkëlqyese dhe ngjyrat e errëta theksojnë në mënyrë të veçantë prerjet. Për gratë që nuk kanë kohë që të vizitojnë shpesh parukeritë, mund të përdorin përditë produktet trendy siç janë shkuma e flokëve leave in treatments dhe xhelet e rinj të cilët kanë përfundime mahnitëse. Full story

Prezervativë me … dhëmbë

Një tip i ri prezervativash, ''prezervativë me dhëmbë'', të cilët u japin shumë shpresë tek gratë të cilat do t'i shpëtojnë përdhunimit, qarkulloi në Amerikën Jugore, siç u deklarua nga radiostacioni i qytetit Kimberli... 57-vjeçarja Sonet Elers që ka mbjellë këtë mënyrë të veçantë që të mund të pakësohet përdhunimi grave, nje fenomen i shpeshtë në vendin e saj, dhe vendosi që të bëjë një reklamë të ''prezervativit me dhëmbë'' që e quajti "Rapex" dhe qarkullon në shitje, duke filluar që nga vëndlindja e saj, Kimberli. Prezervativi, që për shkak se duket qesharak mjetet e informimit jugafrikane e quajnë ''Kurthi i penisit'', është një mekanizëm i sigurt për gratë që për t'a  vendosur ose për t'a hequr nevojitet një sistem vendosje i thjeshtë ashtu si tamponi. Është i përbërë nga disa radhë në formë dhëmbësh dhe nëse dikush e sulmon, ajo që nuk duket nga jashtë, kafshon organin mashkullor Full story

Kujdesje për fytyrën

Kujdesje për fytyrën
Paraqitja e fytyrës tuaj, pasqyron, si shpirtin dhe shëndetin tuaj ashtu edhe ndjenjat tuaja. Sigurisht do të donit që të shkëlqejë, për këtë kujdeseni, në mënyrë që të mos jetë e lodhur, e tharë dhe e munduar. Edhe nëse keni një lëkurë të përsosur, gjithmonë është i nevojshëm kujdesi i fytyrës tuaj. Edhe nëse keni një cilësi të mirë të lëkurës, mund që fytyra juaj të fryhet nga ankthi dhe trysnia e perditshme. Nëse e duron budget juaj, me e mira do të ishte të filloni një program për kujdesjen e fytyrës që do të zgjatë për 6 muaj. Një gjë e tillë do t'i japë mundësinë lëkurës tuaj që të përmirësohet dhe të pakësojë shpërthimet e lëkurës. Full story
Copyright © 2010 ~Bukuri.com~. All rights reserved.
Powered by WordPress.org, Custom Theme and ComFi.com Calling Card Company. Mundesuar nga Lirent Studio


Nuk lejohet kopjimi, perdorimi apo riprodhimi i paautorizuar - Te drejtat e perdorimit