Hair Styling

Mirëmbajtja e flokëve të lyer

Të gjithë do të dëshironim flokë të bukur dhe të shëndetshëm, por, që flokët të jenë në një gjendje të tillë (pavarësisht nëse kemi trashëguar flokë të tillë ose jo), një rol të veçantë luan edhe mënyra se si kujdesemi për ta.

Flokët e lyer

Flokët e lyer janë grupi i flokëve që kërkon më shumë kujdes. Mbas lyerjes, flokët nuk janë asnjëherë në gjendjen e mëparshme, pavarësisht nga kujdesi që tregon tekniku i bojës (parukieri/ja): flokët ashpërsohen dhe në rastet kur nuk lyhen nga një profesionist, mund të pësojnë dëme të mëdha e të pandreq¬shme. Pra, është mirë që flokët të lyhen tek profesionisti, parukieri, por, nëse kjo nuk është e mundur, atëherë do t’ju japim disa këshilla se çfarë mund të bëni që t’i afroheni lyerjes profesionale.

Lyerja e flokëve në kushtet e shtë­pisë

Në radhë të parë, në zgjedhjen e bojës nuk duhet të na joshë çmimi i lirë. Duhet të jemi të kujdesshëm që boja të jetë e një firme e cila është e miratuar nga tregu profesionist.
Bojërat mund të jenë bimore, mi¬nerale ose të ndërthurura. Bojërat bimore nuk i mbulojnë thinjat, por i lënë flokët në një gjendje “të mirë” pas lyerjes. Gjithashtu ka edhe disa bojëra natyrale, si kënaja, me të cilat nuk është e lehtë të punohet, p.sh. nëse dëshiron hapjen e ngjyrave të flokëve, kjo gjë është e pamundur dhe duhet pritur derisa kënaja të jetë larguar plotësisht nga flokët.
Bojërat e ndërthurura minerale nuk përdoren nga profesionistët. Flokët ku janë përdorur bojëra minerale janë pa ndriçim, të ashpër dhe qimja këputet lehtë. Duhet të kemi kujdes që boja e zgjedhur të mos ketë edhe kripëra minerale, edhe përbërje bimo¬re, sepse i ashpërson flokët. Flokët nuk kanë shumë ndriçim dhe qimja këputet më lehtë. Nëse nuk jemi në gjendje t’i kuptojmë këto përbërje, atëherë është më mirë të zgjedhim një bojë e cila është e këshi¬lluar nga profesionistët/parukierët.

hair-loss

Disa këshilla në raste alergjie apo djegie gjatë lyerjes së flokëve

Boja mund të shkaktojë alergji dhe për këtë arsye bëhet një test, duke vënë në lëkurën tonë në zonën pas veshit pak bojë të gatshme. Duhet pritur reagimi i lëkurës për 24 orë. Në rast alergjie, flokët nuk duhen lyer, por nëse ndodh që alergjia të shfaqet gjatë kohës së lyerjes, atëherë duhet të shpëlaheni me ujë jo të ngrohtë, pa shampo dhe të përgatitet përzierja e mëposhtme:

1 litër ujë
150 g kripë gjelle
50 ml oksigjen farmacie

Përgatiteni përzierjen dhe lahuni 4 herë me të. Nëse alergjia nuk ka shenja largimi brenda 24 orëve, duhet të drej¬toheni tek mjeku. Testin e mësipërm e bëjmë sidomos kur duam t’i lyejmë flokët për herë të parë dhe nuk e dimë se si do të reagojë boja në flokët tanë. Kur i lyejmë flokët për herë të parë, por edhe në vazhdim, mund të përdorim edhe ampula mbrojtëse.

Kalimet e menjëhershme nga një ngjyrë në një ngjyrë tjetër ekstreme

Nuk sugjerohen kalimet në ngjyra ekstreme (p.sh., nga një ngjyrë e kuqe në të zezë) krahasuar me ngjyrën që kemi, sepse flokët, por edhe lëkura e kokës, mund të pësojnë dëme të pandreqshme. Brenda pak orëve mund të kemi një ngjyrë tjetër që na pëlqen dhe një pamje që dëshironim, por njëkohësisht mund të kemi edhe flokë të dëmtuar, të djegur, të ashpër, pa ndriçim etj. Dëshira e madhe për ndryshim le të mos na çojë në humbjen e “thesarit” tonë, pra flokëve tanë të shëndetshëm. Flokët e shëndetshëm janë më tërheqës sesa një ngjyrë moderne në flokë të “dobët”. Lyerjet e shpeshta të flokëve nuk përbëjnë problem, ndërsa ndryshimet e shpeshta të ngjyrës janë të rrezikshme!

Si t’i mirëmbajmë flokët e lyer?

Pas lyerjes, flokët duhen larë me shampo përkatëse dhe me balsam/krem flokësh ose ampula që janë posaçërisht për flokë të lyer, me qëllim që të ulet përqindja e alkoolit dhe të stabilizohet përqindja e pehashit (PH). Është e nevojshme që një herë në 15 ditë të bëhet një maskë hidratante dhe sidomos herë pas here të priten majat e flokëve. Flokët duhet të lahen me një shpeshtësi jo më të vogël se 1 herë në 2-3 ditë. Duhet të shpëlahen në fund me ujë të vakët në të ftohtë, për të mos ia humbur ndriçimin. Flokët e lyer duken më bukur gjithmonë kur janë të krehur, por duhet të bëni kujdes, sepse temperatura i “lodh” dhe bën që shkëlqimi i tyre të largohet me shpejtësi.

Përgatitit për Bukuri.com Blerina Aliaj

About

Bukuri.com është një hapësirë ku na jepet mundësia të ndajmë këshilla mjaft të nevojshme për kurën e trupit dhe shpirtit tonë!

1 comment on “Mirëmbajtja e flokëve të lyer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *