Trupi

Këshilla për këmbët

Urdhëri numër një është që të zgjidhni këpucë të buta, të rehatshme, lëkurë, dhe asnjëherë të ngushta. Preferoni të blini këpucë pas një dite të lodhshme për këmbët tuaja, sepse vetëm kur janë të lodhura do të kuptoni cilësinë e këpucës dhe rehatshmërinë e tyre.
Mos vishni të njëjtat këpucë çdo ditë. Mjafton vetëm një ditë që një këpucë që ju vret t’ju shkaktojë një kallo që mund ta keni pajë gjithë jetën tuaj.

Preferoni këpucë me takë të ulët dhe të gjerë.
Përdorni limat me letër zmeril ose gurët e posaçëm për këmbët.
Mos i mbani thonjët e këmbës shumë të gjatë sidomos kur këpucët tuaja janë të ngushta sepse mbledhja dhe deformimi i këmbës mund t’ju shkaktojë probleme dhe kallo.
Mos i lini kallot pas dore, por ashtu si kujdeseni për trupin tuaj është mirë një herë në muaj të bëni një pedikyr në sallonet dhe qendrat estetike.
keshilla-per-kembet-bukuri-beauty-relaxds

Futini këmbët në ujë të ngrohtë me kripëra zbutëse dhe përdorni kremëra hidratues, zbutës dhe shplodhës.
Vazelina me çorapet e veshura e mban të butë thembrën tuaj.
Mosqarkullimi i mirë i gjakut, të qëndruarit në këmbë për orë të tëra, shtatzënia, pesha e tepërt, takat e larta, nxehtësia, puna e ulur në karrige dhe mungesa e ushtrimeve etj janë disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë enjtje dhe probleme të ndryshme tek këmbët.
Kujdesuni për këmbët tuaja, në mënyrë që ato t’ju çojnë kudo.
keshilla-per-kembet-bukuri-beauty-relax

0 comments on “Këshilla për këmbët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *