Sex & Marëdhënie

5 Gjërat që mashkulli shikon tek partnerja – Part 2

Kjo është pjesa e dytë e artikullit 5 Gjërat që Mashkulli kërkon tek Partnerja e tij.

3. Vendosshmëri

Ajo shprehja “Ruaj Qetësinë dhe Vazhdo më tej” është e bukur… sepse I ka rrënjët në realitet. Nëse po ju vëzhgojmë si bashkëshorte e mundshme, do të thotë që po ju marrim seriozisht. Jemi vetëm për ju, ju duam, dhe do të harxhojmë shumë kohë, para dhe energji duke ju bërë personin më të lumtur që ekziston në botë. Po përgatitemi tju jepemi. Ashtu siç duhet të paraqesim veten tone si të qëndrueshëm, partner të aftë në jetë, ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Nëse akoma keni për të treguar disa nga anët tuaja të egra, atëherë kjo marrëdhënie nuk është për ju. Ji këtu, tani, në të tashmen. Kini punën, familjen dhe paratë tuaja në rregull. Mos lejoni që ky angazhim të shkoj më thellën nëse ju akoma skeni veshur rroba banje.

4. Pozitivitet

Shumë e thjeshtë, apo jo? Do të ndani një krevat, banjën, kuzhinën, shtëpinë, familjen dhe jetën bashkë. Duket se mënyra më e mire për tja arritur këtij qëllimi është pozitiviteti. Megjithëse është akoma e rëndësishme të thuash të vërtetën rreth gjërave që ju shqetësojnë, është gjithashtu e rëndësishme të jeni… e dini … e këndshme. Mendoni për të gjithë miqtë dhe familjarët tuaj negativ. Kur planifikoni një natë jashtë, ka shumë mundësi që të hezitoni ti telefononi. Nëse nuk I telefononi atyre njerëzve, pse duhet të martoheni me një të tillë?

5. Dashuri

Gjithmonë kthehemi te dashuria, apo jo? Kërkojmë për një femër me të cilën të ndajmë dashurinë. Dashuria është ajo çka e bënë martesën. Nëse ju nevojitet ndihmë financiare, qeveria ka programe për tju ndihmuar. Është e rëndësishme të jeni në situate të ngjashme në jetë që të mund të keni eksperience reciproke dhe pozitive martese. Duam të martohemi se jemi të dashuruar, jo se duket si një vendim përfundimtar.

Lexoni Pjesën e Pare…

About

Bukuri.com është një hapësirë ku na jepet mundësia të ndajmë këshilla mjaft të nevojshme për kurën e trupit dhe shpirtit tonë!

1 comment on “5 Gjërat që mashkulli shikon tek partnerja – Part 2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *