Kuzhina

Receta Embëlsire – Torta Paradiso

torta-paradiso-shqip-embelsira-receta-gatimi-tryeza-shqiptare-tradicionale

Kjo është një recetë ëmbëlsire shumë e shpejt dhe e thjeshtë për tu bërë. Torta Paradiso mund të konsumohet në mëngjes ose dhe kur keni miq në shtëpi.

Përbërësit e Torta Paradiso

  • 300 gr gjalpë
  • 3 vezë
  • 3 të verdha veze
  • 300 gr sheqer
  • 100 gr miell
  • 200 gr miell nga patate
  • 1 pako maja
  • 1 pako vanilje
  • korë limoni
  • sheqer pluhur

 

Përgatitja e Tortës:

1.Miksoni vezët dhe gjalpin në fillim dhe pastaj shtoni sheqerin dhe vazhdoni të përzieni.
2.Ndërkohë shtoni miellin dhe majnë.
3.Bashkoni vaniljen dhe limonin duke e përzier mirë.
4.Hidheni në një enë duke shtruar letër furri dhe vendoseni në furrë për 40 minuta me 180 grad.
5.Pasi të jetë pjekur, hidhini sipër sheqerin pluhur!

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com

Recetat të tjera mund të gjeni në: www.artigatimit.com

0 comments on “Receta Embëlsire – Torta Paradiso

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *