Kuzhina

Receta Gatimi: Mish Jahni

Receta Gatimi - Mish Jahni

Tani që koha është freskuar një pjatë jahni haet me shumë dëshirë. Nëse doni të publikoni recetat tuaja, na shkruani nga forma e kontaktimit të faqjes.

Mish jahni

Përbërësit:

 

  • 1 kg mish vici ose qingji
  • 1 qepe
  • paprike e embel
  • 2 luge miell
  • kripe, piper
  • pak vaj
  • gjethe dafine
  • salce domatesh

 

Përgatitja:

Receta origjinale e sheh jahninë me mish pa qepe, por meqë mua qepët më pëlqejne e përdor me shumicë. Në një tenxhere kaverdisim qepën dhe mishin me copa, duke përdorur zjarr të ëmbël. Më pas shtojmë ujë , gjethet e dafines dhe e vëmë të ziejë. Kur mishi të jetë gati, shtojmë salcën e domateve, që po të jenë të freskta, japin shumë shije. E rregullojmë lëngun dhe mishin me kripë dhe i japim një vale. Nderkohe mbi zjarr, përziejmë vazhdimisht miellin që kemi vënë në tigan së bashku me paprikën. Kur të marri pak ngjyrë, i shtojmë pak nga  lëngu i mishit, duke patur kujdes të mos krijojmë kokrriza. E shtojmë në tenxhere dhe e përziejmë mirë që të tretet në mënyre të njëtrajtshme në lëngun e mishit. Eliminojme gjethet e dafines dhe i shtojme piper por edhe hudhra të shtypura sipas dëshires. E përkryer po të shoqerohet me pilaf, ose patate por është shumë e shijshme edhe vetëm.

Mundësuar nga Sonila.

0 comments on “Receta Gatimi: Mish Jahni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *