Beauty

Çfare duhet te keni parasysh ne Etiketat e Rrobave

etichette

Simbolet në etiketat e rrobave konsiderohen më të vështira se shkrimi i egjiptjanëve të vjetër. Por është e rëndësishme ti deshifrojmë nëse duam që ajo rrobë të mbajë një pamje gjithmonë të rregullt.

Mënyra e larjes:

etichette_come_lavare1_160

Simboli i parë nënkupton që rrobën duhet ta lajmë më dorë dhe në temperatura të ulta. Simboli i dytë tregon temeraturën në grad celcius. Në temperatura ( 90°-95° ) të larta duhen larë vetëm rroba rezistente, peshqire apo çarçafë të bardhë.

etichette_come_lavare2_160

Mbase deri këtu ishin të qarta, por tek simboli tjetër 60° me një vizë poshtë nëkuptohet që rroba është delikate. Simboli në vazhdim ndalon larjen me uje.

etichette_come_candeggiare_160

Keta dy trekendeshat nenkuptojne perdorimin e klorit. Ku ne rastin e pare eshte i mundur perdorimi dhe ne te dytin jo.

 

Proçesi tharjes

etichette_come_asciugare_160

Simboli i parë në këtë rast nënkupton se rroba mund te thahet në temperatura te ulta, ndërsa e dyta nënkupton se nuk duhet ta fusni në tharëse. Janë dhe disa simbole të tjere si në rastin e parë por me dy pika. Në këtë rast mund ta thajmë në temperatura normale.

 

Tharja Natyrale:

tharje-rrobave

Këta simbole në vazhdim tregoje tharjen natyrale. I pari nënkupton që rroba duhet varur. Simboli i dytë nënkupton së duhet të kulloj më parë. Simboli i tretë nënkupton tharjen në plan. Simboli i fundit na tregon se rroba duhet tharë në hije.

 

Për këshilla të tjera, mos nguroni të komentoni!

About

Bukuri.com është një hapësirë ku na jepet mundësia të ndajmë këshilla mjaft të nevojshme për kurën e trupit dhe shpirtit tonë!

2 comments on “Çfare duhet te keni parasysh ne Etiketat e Rrobave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *