Bukuria ka një raport mjaft të ngusht me natyrën. Ajo na ofron shumë produkte që shpesh herë i anashkalojmë. Këto janë tre receta bukurie që çdo kush nga ju mund ti aplikoj në kushte shtëpiake. E para mjaft e nevoshjme për të eleminuar pikat e zeza në fytyrë. Por nëse keni një lekurë të yndyrshme lexoni recetën e dytë dhe në fund e kemi mbyllë me një recetë për parandalimin e rrudhave.
Maskë kundër pikave të zeza
Për këtë recete bukurie duhet një fetë kungull i zier dhe një luge pana (ajkë qumështi). Shtypeni kungullin me një lugë dhe bashkoheni me pana. Vendoseni masën e krijuar në fytyrë dhe lëreni për 30 minuta. Më pas shpëlani fytyrën me ujë të rrjedhshëm.
Maskë për lëkurë të yndyrshme
Për këtë maskë duhet një lugë mjalt dhe gjysëm domate pa lekurë. Bashkoni dy përbërjet dhe vendoseni në fytyrë për 20 minuta. Më pas shpëlani fytyrën me ujë të rrjedhshëm të vakët.
Maskë kundër rrudhave
Për këtë maskë duhet një patate e zier dhe një lugë kos. I përzieni bashkë derisa të arrini një masë omogjene jo shumë të lëngshme. Aplikoheni në fytyrë dhe mbajeni për 20 minuta. Më pas shpëlani fytyrën me ujë të rrjedhshëm.


Faleminderit per keto maska bukurie.
amundesh mem tregu se si behet nje fytyr ebukur me domate
Jane disa artikuj te ndryshem qe kemi publikuar mbi maskat e bukurise, lexojini me kujdes.
Faleminderit per te gjitha maskat, une ka kohe te gjate qe aplikoj maska te tilla, kam pasur shuuume akne se e kam fetyren shume te yndyrshme mirpo vetem me kesi maskash e kam shpetu lekuren time, ndersa tashe jam shuume e knaqur me lekuren time dhe gjdo kujt i tregoj qe qka perdori kur me pyesin se qka i bej fetyres qe duket kaq bukur dhe e fresket, jam 40 vjeqare por fetyra ime duket si e nje 30 vjeqare. Ju propozoj sa me shume qe keni kohe te lire te ja kushtoni fetyres suaj me maska te tilla.
edhe nje here faleminderit se i mora edhe disa maska te reja qe si kam ditur.
Faleminderit per viziten!
mire por cfare maskash ke bere pershembull,se ketu jane sh lloje maskash por te pa percaktuara per cfare mund ti perdori,persh une do kisha dashur nje maske per heqjen e pikave kafe ,dhe pucrrave te zeza
Lexo kete artikull mbi pikat e zeza dhe pucrat
Engji.
A mund te mé tregoni Qfar maska tjera perdor?
Kam Edhe une nje fetyr te yndyrshme, kam perdorur shum maska
te blera, po pa sukses.
Mund te mé tregosh nje prej maskave qe te ka ndimuar te keni fetyren te
Bukur tash?
Mund te perdorni maskat e fytyres per lekure te yndyrshme te pergatitur ne kushtet e shtepise.
Engji.
A mund te mé tregoni Qfar maska tjera perdor?
Kam Edhe une nje fetyr te yndyrshme, kam perdorur shum maska
te blera, po pa sukses.
Mund te mé tregosh nje prej maskave qe te ka ndimuar te keni fetyren te
Bukur tash?
bukuri.com a ka mundesi te me tregoni nje mask me te cilen do ti jepja paksa yndyr fytyres, se e kam te that dhe nuk mund te perdor asnje lloj kremi perpos atyre qe mi kan dhan mjeku….. ju falemderit
Do te publikojme se shpejti Besa!
Na vizitoni ne ditet ne vazhdim.
Faleminderit!
A mund te me tregoni ju lutem se cfar maske mund te perdor mbas plazhit lekura ime eshte e yndyrshme dhe plazhi sikur ma than lekuren
Pershendetje!
Ka krem qe mund te aplikohet pas plazhit/diellit. Si per ngjyren dhe rifreskues per lekuren! Ideal dhe per rastin kur thahet lekura.
spari ju pershendes dhe ju falenderoj shum per kto maska,por deshta ta dije se sa shpesh duhet te perdoren kto maska njeher ne dit apo njeher ne javt apo si me tregoni ju lutem
Ndonjehere ne jave!