04222014Headline:

Biskota me mjaltë (Melomakarona)

Një recetë ëmbëlsire (melomakarona) nga kuzhina tradicionale greke që bëhet zakonisht për Krishtlindje dhe Vitin e Ri!

Nevojiten:

2 filxhan çaji vaj

1 filxhan çaji sheqer

3/4 filxhan çaji lëng portokalleje

1/4 filxhan çaji konjak

2 lugë të vogla lëkurë portokalleje e grirë

2 lugë të vogla baking powder

1 lugë të vogël kanellë (pluhur)

1 lugë të vogël karafila (pluhur)

1 lugë të vogël sodë

1 kg miell

(1 e 1/2 filxhan çaji arra të shtypura)

Për sherbetin nevojiten:

2 filxhan çaji mjaltë

2 filxhan çaji sheqer

2 filxhan çaji ujë

(E lëmë 5-8 minuta që nga çasti që fillon të ziejë dhe i heqim shkumën nëse nevojitet)

Përgatitja:

I hedhim të gjitha, përvec miellit, në një enë. Nuk ka rëndësi radha, çështja është ti trazoni mirë. Në fund hedhim avash avash miellin (pasi e kemi situr më parë 2 herë) dhe brumosim deri sa të behet brumi pak i butë dhe të mos jetë i ashpër. Pra, kini kujdes miellin. U japim me dorë biskotave formën që duam, por jo shumë të mëdha sepse do të fryhen gjatë pjekjes.

I pjekim  në 170° C për 20 minuta. Mos i lini të piqen më shumë sepse nuk do të mund ti sherbetosni.

Ua hidhni sherbetin të nxehtë. I vendosni biskotat në një pjatancë ose ku të dëshironi ju dhe u hidhni përsipër 1 e 1/2 filxhan çaji arra të shtypura.

Nëse doni ti bëni biskotat me çokollatë, shkrini çokollatën me pak gjalp (sepse i ndihmon të shkëlqejnë).

Kujdes!!! Kur të shkrijë çokollata, fikeni sobën dhe mos e hiqni enën nga soba, dhe ashtu siç e keni vini biskotat duke i kthyer nga të gjitha anët që të lyen mirë. Nëse nuk e bëni kështu, nuk do të përhapet çokollata mirë sepse çokollata ftohet shpejt. (Kuptohet që duhet t’u keni hedhur më parë sherbetin dhe në fund nëse doni mund t’u hidhni sipër arra të shtypura).

©bukuri.com



What Next?

Nëse doni të lexoni të parët Keshillat tona, shkruani Adresën tuaj Email më poshtë

Related Articles

6 Responses to "Biskota me mjaltë (Melomakarona)"

  1. lisa says:

    shuuuuuuuuume e mire

  2. gina says:

    e bukur po e rend shume me prishet truri deri sa te boi ket embelsir

  3. simona says:

    Shum te mira po sa koh do pergatitja?

    • Bukuri says:

      Pergatitja eshte e lehte dhe nuk do shume kohe, por do kohe pjekja, sepse varet nga masa qe do besh dhe cfare mase ka ena qe do i pjekesh, tava apo tepsia, dhe sa te medha do i besh.

  4. fjolla says:

    shum mir po nuk pe di cka asht baking power

Leave a Reply nga Facebook




Ose Komentoni nga hapësira më poshtë


Shënim:
-Adresa E-Mail duhet të jetë e vlefshme, përndryshe komentet nuk do të aprovohen!
-Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë!


Submit Comment