Estetike

Recetë: Përgatitni lëng esencial për të evituar erën e keqe të këmbëve

këmbët

Vajrat esenciale, bimët mjekësore, frutat, lulet dhe produktet e tjera natyrore janë materialet të mira për kozmetikë pa përbërje kimike.

Duke dhënë pak nga koha jonë, ne mund të bëjmë vetë artikuj kozmetikë duke pasur si bazë bimët mjekësore, si p.sh këtë lëng esencial kundër erës së keqe të këmbëve.

Materiale:

1 lugë çaji rozmarinë
1 lugë çaji trumzë
1 lugë çaji mendër
1 lugë çaji eukalipt
1 lugë çaji kanellë
1 lugë çaji nenexhik (dhiozmë)
1 lugë çaji livandë
1 lugë çaji borzilok

Vajra eterikë, esenciale:

5 pika vaj esencial kanellë
5 pika vaj esencial karamele mente
5 pika vaj esencial rozmarinë
5 pika vaj esencial livandë
5 pika vaj esencial portokalle
5 pika vaj esencial limon
5 pika vaj esencial çaji
1 lugë gjelle  glicerinë

Receta:

Përgatisni një çaj me bimët më lat. Lëreni të ftohet për 15 minuta, e kulloni dhe shtoni vajra eterikë dhe glicerinën.
Hidhni përzierjen në një shishe spërkatëse spray dhe tundeni mirë para çdo përdorimi.
Spërkatni me të këmbët tuaja gjithashtu mund të spërkatni dhe sandalet apo këpucët.

Vajrat esencial dhe bimët mjekësore mund t’i gjeni në farmaci ose në dyqane të posaçëm.

© Bukuri.com

0 comments on “Recetë: Përgatitni lëng esencial për të evituar erën e keqe të këmbëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *