Estetike

Maskë bukurie për fytyrën me aspirinë

Aspirinën e njohim të gjithë për cilësitë e saj qetësuese. E dinit se mund ta përdorim si përbërje bazë që të bëjmë një nga maskat më të mira për fytyrën?

Për 10- 15 minuta do ta lërë fytyrën tuaj të pastër, të ndrutshme, të butë dhe të lëmuar. Është në mënyrë të veçantë e dobishme për lëkura të yndyrshme dhe me probleme, për fytyra me akne.

Kjo ndodh për shkak se aspirina është nga ana kimike e njëjtë me acidin salicili (Beta Hydroxy Acid), i cili ndihmon në deskuamimin e lëkurës nga mikroorganizmat dhe në pastrimin e thellë të saj.

Përveç përfundimeve të menjëherëshme që do të keni, përdorimi i çdojavshëm i saj, përmirëson përgjithmonë përbërjen e lëkurës (sheshon rrudhat dhe zvogëlon poret) dhe rrallon në mënyrë të dukshme ose ndalon akoma edhe krijimin e akneve.

Mund ta përdorni vetë pasi ta keni shkrirë (2-3 aspirina) në dy lugë ujë. Preferoni ta perzieni dhe me një ose me më shumë nga përbërësit e mëposhtëm natyral duke i shtuar dhe gjysëm luge vaj ulliri:

  • Kos
  • Xhel Aloe Vera
  • Argjilë
  • Mjalt

Nuk ekziston një masë konkrete, thjesht perdorini përbërësit që keni në dispozicionin tuaj në një masë me të cilën mund të mbuloni mirë fytyrën tuaj.

face-mask

Në vazhdim

1. Përziejini mire të gjithë përbërësit.

2. Përhapni një shtresë të hollë në fytyrën tuaj dhe lëreni të thahet (gati 15 minuta).

3. Hiqeni duke e fërkuar me lëvizje rrethore të buta për një deskuanim më të mirë dhe shplajeni fytyrën me ujë të vakët.

Është me të vërtetë një nga maskat më të suksesshme në krahasim me  maskat e shtrenjta të tregut. Ka përbërës natyral dhe nuk kushton aspak!!!

Shënim: Është e qartë që kjo maskë nuk sugjerohet për persona që janë alergjik ndaj aspirinës. Në qoftë se nuk jeni të sigurta bëni më parë një provë në një zonë të vogël të lëkurës tuaj.

©bukuri.com

253 comments on “Maskë bukurie për fytyrën me aspirinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *