Kuzhina

Sekrete dhe keshilla për gatimet tuaja

8699_26.1153301874.06863

Patëllxhane.
Pasi ti keni prerë në feta kriposini me kripë të trashë dhe futini në birrë për 5-10 minuta. Në këtë mënyrë do tu largohet e hidhura, nuk do të ‘pinë’ vaj shumë  dhe do të skuqen më lehtë.

Që mbetet mishi i butë kur e zieni.

Nëse mishi që zieni vazhdon të mbetet i fortë, thjesht hidhni në temxherere një lugë sheqer. Do të ndihmojë që të zbutet mishi.

Që të rrojë më shumë djathi i bardhë. 
Djathi i bardhë ruhet më shumë në frigorifer nëse e vendosni atë në një enë që mbyllet mirë dhe i hidhni përsipër ujë që e keni zier me qumësht dhe pak kripë.

Makarona.

Që të mos u ngjiten makaronat kur t’i zieni mund tu hidhni brënda në ujë një lugë gjelle vaj ulliri. 

Akull transparent.
Nëse doni që kubet e akullit të jenë të kristaltë dhe transparent përdorni ujë të zier.

Patate në furrë.
Për të parandaluar tharjen e patateve gjatë gatimit në furrë, i lyeni sipër me vaj.

Fetat e limonit. 
Në fetat e limonit që kemi prerë që ti ruani të freskëta në frigorifer hidhuni pak sodë (jo sodë buke por sodë që pimë).

 

©Bukuri.com

2 comments on “Sekrete dhe keshilla për gatimet tuaja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *