Nail Art

Mësoni si të bëni një model thonjsh – Hap pas hapi

Si fillim ju nevojiten disa manikyre që e kanë furçën të hollë në mënyrë që të krijoni lulen apo modelin që dëshironi në thoin tuaj.

Mund t’i lyeni thonjtë tuaj në ngjyrën që dëshironi ose mund të bëni një model french.

DSC03530

Pasi thonjtë tuaj të jenë tharë mirë, merrni penelin apo furçën e hollë të manikyrit dhe pasi e fshini tek gryka e shishes duke larguar manikyrin e tepërt dhe duke pasur kujdes që të mos rrjedhë dhe duke mos patur shumë manikyr në majën e furçës në mënyrë që të mos dalë lulja apo gjethet e saj të trasha, por të dalin të holla, kështu që do duken më estetike dhe të bukura. Zgjidhni vetë dhe kombinoni ngjyrat që u pëlqejnë. Filloni dhe bëni disa gjethe si në figurën poshtë duke e tërhequr lehtë furcën.

DSC03531

Vazhdoni duke bërë me furçën e manikyrit gjethet duke matur me sy sesa gjethe mund të nxërë thoi juaj, në mënyrë që lulja të mos mbulojë gjithë sipërfaqen e thoit, por të ngelet pak hapësirë.

DSC03532

Vazhdohet e njëjta proçedurë deri tek gjethja e fundit.

DSC03533

Pasi keni përfunduar me ngjyrën e parë, merrni manikyrin me ngjyrë të zezë për të theksuar me tepër gjethet.

DSC03534 

Mundohuni që me ngjyrën e zezë të mos t’i zgjeroni gjethet e lules, që të mos dalë më e madhe, por kalojeni sipër ngjyrës së parë duke bërë konturin anash.

DSC03536

Merrni manikyrin e bardhë dhe tërhiqni me furçën e hollë disa vija të holla të bardha qe nga rrënja e gjetheve me drejtim jashtë por duke mos dalë vijat e bardha jashtë gjethes (mundohuni ta fshini mirë furçën në grykën e manikyrit që të ketë sa më pak që të mos dalin vizat e trasha, dhe përpiquni ti tërhiqni lehtë vizat me majën e furçës dhe të mos e shtrëngoni furçën).

DSC03538

Në fund, për ta zbukuruar më tepër mund të vendosni disa gurë ose temina të vogla.

DSC03542

Tashmë keni mbaruar së bëri modelin tuaj dhe shijoni punën e duarve të tuaja.

DSC03548

DSC03557

Ju urojmë suksese!

 

Të gjitha të drejtat të rezervuara: Fotot (c) Bukuri.com

8 comments on “Mësoni si të bëni një model thonjsh – Hap pas hapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *