Trupi

Vrapimi kur jeni e sëmurë

vraponi

Si t’i mundni alergjitë dhe sëmundjet e tjera në vrapimin tuaj të ardhshëm?

Vrapimi nuk është argëtues kur ju jeni e sëmurë. Bisedoni me mjekun tuaj për mundësitë më të mira të trajtimit (dhe të merrni aprovimin për ushtrime) pastaj provoni këto strategji!

Alergjitë

Vraponi ndërmjet orës 5 dhe 9 të mëngjesit kur alergjenet janë në sasinë e tyre më të ulët, dhe zgjedhni rrugët që kanë më pak pemë. Ngadalësimi i ritmit dhe frymëmarrja vetëm përmes hundës tuaj, gjithashtu mund të ju ndihmojë. Bëni dhe një post-vrapim, një dush dhe lani flokët tuaj.

Nëse ky hap nuk ju ndihmon, filloni me punë rutinore në ditët me shumë polen.Kontrolloni llogaritjet e polenit në rajonin tuaj.

Astma

Bëni një nxemje të zgjatur.Ecni ngadalë për 10 minuta, pastaj gradualisht rritni shpejtësinë tuaj.Merrni frymë përmes hundës tuaj, jo përmes gojës.

Nëse jeni fillestarë në vrapim, filloni ngadalë, duke e përzier ecjen me vrapimin me ritëm të mesatar (gjatë të cilit edhe mund të bisedoni).

Gjithashtu, relaksoni shpatullat dhe krahët tuaj derisa vraponi – në këtë mënyrë do t’i hapni mushkëritë tuaja dhe do të merrni frymë më lehtë.

Shqetësimet e barkut

Mund të falendëroni lëvizjen lartë-poshtë dhe faktin që gjaku i juaj ndërron drejtimin nga sistemi i tretjes drejt zemrës dhe muskujve tuaj.

Ilaçi: Mos hani ushqime që kanë shumë yndyrë ose fibëra disa orë para vrapimit, dhe para se të dilni për vrapim jepni kohë 2 deri në 4 orë lukthit tuaj të tretë ushqimin.

Gjithashtu, vrapimi në kohë të ndryshme të ditës, mund të ju ndihmojë.

0 comments on “Vrapimi kur jeni e sëmurë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *