05202012Kryesore:

Si të bëjmë një model thonjsh për nuse

Advertisement

Po afron dita e martesës tuaj dhe ju jeni të shqetësuara se nuk keni thonj të bukur? Mos u shqetësoni. Ne kemi një zgjidhje për ju që të keni duar dhe thonj të bukur ditën e martesës qe do të vjedhin vështrimet e të ftuarve tuaj.

Më poshtë keni të ilustruara me foto sesi mund të bëni një model thonjsh për nuse hap pas hapi. Thonjt e mëposhtëm janë thonj artificial me tip , të punuar me akrilik  (acrilic nails) dhe gel.

Drejtohuni në një sallon bukurie që të shndërrojnë duart tuaja në mënyrë magjike.

1. Hapi i parë

Limojmë thonjt që të jenë të shkurtër dhe largojmë lëkurën anës thonjve.

dore

2. Hapi i dytë

Ngjisim thonjët artificial si në foton më poshtë

thonj_artificial

3. Hapi i tretë

Pasi keni ngjitur tip e presim në gjatësinë që duam.

Advertisement

thonj

4. Hapi i katërt

Pasi keni ngjitur tip dhe keni limuar lidhjen e tip me thoin tuaj që të mos duket dhe të jetë bërë një me thoin tuaj, punojeni me akrilik dhe limojeni në formën që duhet.

thonj_fallco

5. Hapi i pestë

I kalojmë shkëlqyesin sipër, bëjmë modelin french të pjerrët në të dyja anët, i kalojmë një gliter gri për ta theksuar më shumë dhe bëjmë modelin si në figurë duke e stolisur dhe me gurë të ndritshëm. Në fund i kalojmë përsëri shkëlqyesin dhe thonjt tanë janë gati më të bukur se kurrë. Nëse punohet me kujdes dhe me finecë, askush nuk do të kuptojë se nuk janë thonjte tuaj.

thonj_nusesh

Pamja Finale

thonj_nusesh

Jete te lumtur!

©bukuri.com



2,338

Shpërndaje këtë Artikull!

Artikuj të Ngjashëm

5 Përgjigje to "Si të bëjmë një model thonjsh për nuse"

  1. Mara says:

    Ju faleminderit per kete artikull mjaft interesant!

  2. erana says:

    SHUME MIRE NJE MESIM PERFECT

  3. buqe says:

    o shum falenderit po diqka interes aaaaa

  4. linda says:

    shum INTERESANTE me pelqen shum dhe kjo eshte nje mesim per shum valjza qe kujdesen per vete

  5. donka says:

    shum faliminderit per ndihmen po ku mund te gjejm akrilik me ndihmoni ju lutem se kam mjaft duar te kqija dhe thonje te demtuara ju lutem me ndihmoni

Shkruani një Koment



Shënim:
-Adresa E-Mail duhet të jetë e vlefshme, përndryshe komentet nuk do të aprovohen!
-Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë!

Ju faleminderit!


Dërgo Komentin