Shendeti

Dieta kundër kolesterolit

Dieta për zvogëlimin e kolesterolit

diete_kunder_kolesterolit

Kohëve të fundit kolesteroli është duke u bërë një kërcënim i vërtetë për shumë njerëz.
Arsyeja kryesore pas kësaj qëndron se njerëzit kanë prirje drejt konsumimit të produkteve që kanë shumë yndyrë, siç janë prodhimet djathore, mishit të shpezëve dhe të verdhës së vezës.

Shumë njerëz mbështeten gjithashtu në zingjirët ushqimorë për dietat e tyre të përditshme ose mbase në ushqimet e përpunuara, veçanërisht nëse orari i tyre është shumë i ngarkuar për t’iu përshtatur gatimit shtëpiak.
Prandaj nëse edhe ju jeni nga këta njerëz të cilët kanë qejf të hanë këto lloje ushqimesh, është koha të rishikoni dietën tuaj dhe të filloni të hani me një dietë të ulët kolesteroli.

Dieta e kolesterolit të ulët është një dietë me sasi të vogël yndyrnash, që ju ndihmon në zvogëlimn e nivelit të kolesterolit dhe ju mbron nga sëmundje të ndryshme të zemrës.
Ushqimet që duhet të përfshihen në këtë dietë janë ushqimet djathore pa yndyrë, mishi pa dhjamë, peshku apo butaku, mishi i shpezëve pa lëkurë, dhe drithërat.

Frutat e freskëta dhe perimet e gjelbërta, veçanërisht kur kombinohen me sasi të mëdha të vajit të ullirit apo perimeve të ngjashme, gjithashtu duhet të përfshihen sepse ato janë të pasura me vitamina dhe minerale që janë të dobishme për trupin tuaj dhe e zvogëlojnë rrezikun e kolesterolit të lartë.

Si shtesë ndaj kësaj, ushqime të caktuara siç janë margarina me kolesterol të ulët dhe salcat për sallata mund të shtohen në dietën tuaj që të rrisin aftësinë e trupit për largimin e yndyrërave të tepërta.

Ndërkohë, ushqimet që kanë shumë kolesterol dhe yndyrëra duhet të konsumohen vetëm në mënyrë të matur. Nëse është e mundur, këto ushqime nuk duhet të përfshihen në dietën tuaj.
Shmangiuni mëlçive apo organeve tjera shtazore, të verdhës së vezëve, produkteve djathore me yndyrë, mishërave të përpunuar me shumë yndyrë, dhe ushqimeve të skuqura.

Kufizimi i marrjes së këtyre ushqimeve mund ta zvogëlojë dukshëm nivelin e kolesterolit në trupin tuaj dhe të pakësojë shansat e sëmundjeve të zemrës, si edhe do të mbroheni nga sulmet e ardhme të zemrës.
Një dietë e thjeshtë e kolesterolit të zvogëluar ju ndihmon shumë, por vetëm nëse vëzhgoni dhe përcillni këto direktiva rregullisht.
Mbajeni në mend që shëndeti juaj është në duart tuaja!

Përgatiti: Sefedin Muçaj ©bukuri.com

About

Bukuri.com është një hapësirë ku na jepet mundësia të ndajmë këshilla mjaft të nevojshme për kurën e trupit dhe shpirtit tonë!

0 comments on “Dieta kundër kolesterolit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *