Kuzhina

Byrek në formë gërsheti me djath ullinj dhe specka (me foto)

byrek_gershet

Për dy thurje nevojiten:

  • 2 petë të trasha në formë drejtkëndëshi (por mund ta beni edhe me petë jo shumë të rrumbullakta)
  • 150 gr djath të bardhë
  • 6 lugë të vogla ullinj të grirë
  • 2 specka të kuqe (jo djegëse) të pjekura ose të skuqura pa lëkurë
  • 1 lugë të vogël rigon
  • 1 vezë
  • susam (sipas deshirës)

Përgatitja:

Pasi i keni  bërë petët gërsheta  sipas figurës duke ndjekur udhëzimet rrihni vezën me një lugë ujë dhe lyeni sipër petët e bërë gërsheta. Nëse dëshironi mund tu hidhni sipër susam. I piqni në furrë të nxehtë në 180 ° C  për rreth një orë në zgarën e fundit të furrit.

byrek1

1.  Hapni një petë në tavolinë apo diku tjetër dhe prijeni në tre pjesë. Lyeni çdo pjesë duke hedhur nga një lugë të vogël nga ullinjtë e grirë.

 

 

 

byrek2

2. Hidhuni pak rigon dhe hidhni pak djath duke e copëtuar me dorë. Prini speckat në 12 rripa të hollë dhe vini në anën e çdo pete të prerë nga 2 rripa. Lyejini me pak ujë anët e petëve të prera dhe i palosni në formë të rrumbullakët nga ana më e gjatë. Shtypni cepat e petëve që keni mbledhur që të ngjiten.

byrek3

3.  Kapni të treja copat e prera nga njëra anë dhe shtypini që të ngjiten. Filloni dhe thurni me to gërshetin duke i kapërcyer njëra mbi tjetrën. Vzhdoni në të njëjtën mënyrë dhe me pjesën tjetër.

©bukuri.com

2 comments on “Byrek në formë gërsheti me djath ullinj dhe specka (me foto)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *