Kuzhina

Peshk troftë i mbushur me bajame

Nevojiten:

  • 6 trofta mesatare
  • 2 limon
  • 2 lugë gjelle gjalp dhe erëza
  • kripë
  • piper

Për mbushjen nevojiten:

  • 300 gr bajame të pjekura lehtë
  • 4 lugë gjelle majdanoz (ose me sy)
  • 2 lugë gjelle gjalp dhe erëza

Mënyra e gatimit:

Pastrojmë dhe lajmë nga brenda dhe jashtë troftat. I fërkojmë me limonat dhe u hedhim kripë dhe piper dy ore më parë. Në një enë përziejmë gjërat që nevojiten për mbushjen. I mbushim peshqit dhe nga jashtë i lyejmë me gjalp. I vendosim në një tepsi ose në një enë tjetër që nuk ngjit dhe i fusim në furrë pasi e kemi nxehur më parë furrin. I lëmë të piqen 20-25 minuta në një nxehtësi 220°C. I servirim duke i shoqëruar me patate të skuqura ose të pjekura. 

©bukuri.com

0 comments on “Peshk troftë i mbushur me bajame

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *