Advertisement
Brisku është një metodë e thjeshtë dhe e shpejtë për depilim, por do edhe ai kujdesin dhe mënyrën e saktë për një përfundim të mirë dhe një lëkurë jo të acaruar.
Advertisement
Kur ju rruheni në të kundërt të drejtimit të qimes, lëkura mbetet shumë e butë e e lëmuar por shkaktohen ngacmime tek lëkurat delikate. Në rast se lëkura juaj pezmatohet lehtë, rruajeni atë me lëvizje të lehta pasi keni përhapur një shtesë të mjaftueshme shkume. Në zonën e bikinit dhe tek këmbët bëni lëvizje në të kundërt të drejtimit të qimes. Përsëriteni, duke vënë shkumë, sigurisht nëse është e nevojshme.
©bukuri.com

















A duhet të bëjme depilim me dyll gjatë shtatzanisë?
E dashur Yllka, mund te behet depilim gjate shtatzanise, por me shume kujdes.
Do ju rekomandojme te mos e beni vete por te drejtoheni tek nje profesioniste.
Nese eshte ne ne vende delikate sic jane organet gjenetike, sidomos ne muajit e fundit do te ishte mire te perdoret depilimi me brisk dhe me shume kujdes sesa dylli.
SA KUSHTON DEPILIMI ME LAZER JU LUTEM
sa kushton depilimi me lazer
Pershendetje Ilda.
Me e mira do ishte te pyesja ne ndonje nga institutet apo ne studio bukurie ku bejne depilim me lazer. Aty do marresh informacionet me te mira persa i perket cmimit.
Nuk jane as shume te lira por as jashte mase te shtrenjta. Sa me i madh eshte problemi me qimet ne trupin e nje vazje aq me teper paguan.
Gjithe te mirat.
me falni po disa  thone qe dylli acaron gjendrat  dhe shume veta e shajne ndersa brisku ti shton akoma dhe me shume  qimet ….ju lutem mund te me jepni nje keshille se cila metode mund te jete e duhura???(behet fjale per sqetullat)
Pershendetje Flavia.
Dylli gjithmone eshte metoda me e mire persa i perket depilimit dhe sigurisht qe eshte me mire si metode sesa brisku.
Tani persa i perket sqetullave, eshte nje zone delikate dhe pak e rrezikshme sepse ka shume gjendra te cilat mund te demtohen lehte dhe mjeket nuk e rekomandojne depilimin me dyll tek sqetullat.
Gjithe te mirat.
Me kane thene qe depilimi me laser nuk duhet te behet nga persona qe kane kaluar semundje tumorale dhe per kete trajtohen me kura hormonale. (Ne fakt pyetja e pare qe te bejne ne keto qendra eshte a po mjekohesh me kura hormonale)
Eshte e vertete apo jo?
Duhet te drejtoheni tek nje specialist!