05202012Kryesore:

Për ju që keni flokë kaçurrela

Advertisement

Flokët kaçurrela gjithmonë fryhen më shumë, ngatërrohen dhe mund të këputen më lehtë, për këtë kanë nevojë për më shumë kujdesje.

Advertisement
  1. Sa herë që laheni përdorni gjithmonë conditioner dhe ta lini për 5 minuta në flokët tuaj që të veprojë duke bërë masazh të lehtë tek rrënjët (por mund të përdorni edhe maskë). Pasi t’i keni shplarë flokët me ujë të vakët (shmangni ujin e nxehtë), fshijini lehtë me një peshqir pa bërë lëvizje të menjëhershme.
  2. I krihni me kujdes në fund tek majat sepse janë delikate dhe në vazhdim hidhni serumin e flokëve duke e punuar me dorë që nga majat e deri lart.
  3. Ndajini flokët tuaj gjysmat lart dhe të tjerat poshtë dhe i kapni me clips. Duke filluar që nga poshtë i krihni në mënyrë që t’i çngatërroni.
  4. Me tharësen e flokëve (jo shumë afër flokëve) thajini flokët dhe paralelisht vazhdoni ti krihni nga çdo anë. Nëse doni që t’i drejtoni më mirë flokët në disa vende përdorni furçë të trashë të rrumbullakët.
  5. Pasi të jenë tharë, i krihni dhe më pas u hidhni serumin.

Në fund mirë është të përdorni silikon (silicone) për majat e flokëve tuaj, në mënyrë që të jenë të butë, që të mos thahen shumë nga tharësja dhe të mos hapen majat në dy pjesë. 

©bukuri.com



1,814

Shpërndaje këtë Artikull!

Artikuj të Ngjashëm

14 Përgjigje to "Për ju që keni flokë kaçurrela"

  1. kaltrinaa says:

    ju kisha lutur nese mundeni te me tregoonii se une kam floket kaqurrela nga rrenja dhee i kam si (lesh)me falni ne shprehje por a ka ndonje menyyre se si te me behen te buta dhe ju kishe lutur nese mundeni te me tregooni se pse pasi ti drejoj floket as 5 min dhe floket me leshaven dhe me dredheen?a ka ndonje menyre qe pas hekuroosjes te m,oos me theheen apo dredheen ju luteem tkhe pergjiigjjjen.klmm na tinaa

  2. erona says:

    une i kam floket e drejt por mund te me tregoni se si behen kaqurela! une i kam floket pak te drejt dhe pak kaqurela por mund te me tregosh se si behen floket kaqurela <3 eronaa

    • Bukuri says:

      Erona, pasi i lan floket dhe i fshin mire, mund te vendosesh pak shkume flokesh dhe ti thashe me tharesen e flokeve tek grada e pare qe nuk eshte shume e fuqishme, keshtu qe floket e tua do te marrin me shume forme dhe do te duken kacurrela.

  3. rina says:

    un kam floket kacurrela mirepo i kam te lshuta edhe hiq sme fryhen edhe pasi qe i fryj me krahen dhe me llak menjehr prap me ulen ndohsta me ndihmoni si te rrin te fryra per nje kohe ma te gjate rinaa

  4. desa says:

    edhe un i kam floket kaqurela a mund te me tregoni se qfar mund te bej qe te mos me behen lesh offffff sa te zametshmet bre.

  5. era says:

    Dhe i kam floket te forta mund te me tregoni se si me behen floket e buta ,dhe i kam te leshavta dhe ketu mund te me tregoni se si me behen te pa leshavta

  6. erona says:

    dhe une i kam floket e leshavta dhe te forta mund te me tregoni se si me behen te buta dhe te pa leshavta :D

  7. dafina says:

    pershendetje un i kam flokt kaqurrela po duke ber te drejta kaqurrelat kan filluar te zhduken tash 1 vit nuk jam duke i ber te drejta kaqurrelat jan rikthyer po me jea ber shum te thata te elektrizuara mund tme tregoni se si ti bej te duken me bukur kam provuar me shkum po vetem me rrin si te lagura dhe me behen sikur te qes llak per ti ngrir a ka ndonje shmpon pres pergjigjje nga ju xx(K)

    • Bukuri says:

      Dalengadale floket tuaj do te rimarrin formen e tyre te meparshme. Maskat do tju ndihmonin floket tuaj dhe do ti ushqenin. Vaji i ullirit eshte shume i mire, gjithashtu per maska te tjera keni ne faqen tone.

  8. joi says:

    i kam floket kacurrela po dua qe ti ndaj kacurrelat nga njera tjetra qe nga rrenja si mund ti bej qe te ndahen nga njera tjetra dhe cfare shkume apo xheli apo cfare tjeter mund te perdor,, flm

Shkruani një Koment



Shënim:
-Adresa E-Mail duhet të jetë e vlefshme, përndryshe komentet nuk do të aprovohen!
-Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë!

Ju faleminderit!


Dërgo Komentin