05202012Kryesore:

Mish viçi me spinaq

Advertisement

 

Nevojiten:

  • 1 kg mish viçi (shpatull) e ndarë në pjesë
  • 3 domate të grira
  • 1 kg spinaq
  • 1/2 filxhan çaji me vaj ulliri
  • kripë
  • piper
Advertisement

Përgatitja:

Në një tenxhere nxehim vajin dhe skuqim mishin nga të dyja anët sa të marrë ngjyrë. Hedhim domatet e grira, kripën, piperin dhe 2-3 gota ujë. E lëmë gjellën të ziejë ngadalë për rreth 1 orë, deri sa të ziejë mishi. Në vazhdim hedhim spinaqin dhe e lëmë gjellën të ziejë për 30 minuta akoma.

Shënim: Spinaqin, përpara se ta hedhim në tenxhere e lajmë mirë, dhe e grimë në copa të vogla. Pastaj e hedhim në një legen apo enë tjetër me ujë të ngrohtë për 3-5 minuta që të mblidhet pak dhe e kullojmë.

©bukuri.com



299

Shpërndaje këtë Artikull!

Artikuj të Ngjashëm

Shkruani një Koment



Shënim:
-Adresa E-Mail duhet të jetë e vlefshme, përndryshe komentet nuk do të aprovohen!
-Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë!

Ju faleminderit!


Dërgo Komentin