Hair Styling

Zbokthi, një problem për flokët tuaj

Zbokthi është një problem antiestetik që përballojnë shumë gra. Shumica, vështirësohen deri sa ta largojnë zbokthin dhe mundohen nga kruajtja dhe nga grimcat e bardha qe bien mbi supe.

Pse kemi zbokth?

Shkaqet e krijimit të zbokthit janë të ndryshëm. Një nga shkaqet është edhe përdorimi i dëndur dhe i vazhdueshëm i produkteve styling, të cilat përshpejtojnë plakjen e qelizave të fijeve të flokut. Plakja shfaqet zhvillimin e tepërt të keratinës, pra, të zbokthit.

Jepini rëndësi krehjes së duhur në flokë të thatë.

Kreheri duhet të mbështetet dhe të kruajë lehtë lëkurën e kokës, në mënyrë që të vihen në punë qelizat e fijes së flokut të kokës. Me këtë mënyrë u jepni mundësi qelizave të shumohen dhe të luftojnë ato thatësirën që është krijuar.

Natyra ju ofron ftonj.

Përdorni farat e ftonjve që të bëni një solucion me të cilin do bëni masazh ëdo ditë. E vetmja gjë që do t’ju nevojitet është 300 ml ujë dhe 30 gr fara ftonjësh. Do t’i zieni  në temperaturë të ulët dhe do t’i lini deri sa të ftohen. Kullojini dhe filloni masazhin. Në qoftë se ju mbetet solucion ruajeni ne frigorifer dhe përdoreni ditën tjetër.

Gjithashtu mund ta përzieni me pak vaj ulliri me vaj nga rozmarina dhe pak vaj bajameje nëse problemi nuk largohet. Gjithmonë bëni masazh të fortë në kokë dhe jo në sipërfaqe të flokëve.

 ©bukuri.com

3 comments on “Zbokthi, një problem për flokët tuaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *