Hair Styling

Këshilla për flokë të yndyrshëm

Yndyra e flokëve përbën arsyen bazë të ankthit të bukurisë që mund të përballojë një grua. Luftojeni atë duke marrë masa mbrojtëse dhe t’ju bëjnë që të harroni komplet ekzistencën e saj.

  • Përdorni një shampo që është posaçërisht për flokë me yndyrë ose një shampo për fëmijë.
  • Mundohuni të laheni përditë dhe përpiquni të mos prekë shampoja në rrënjët e flokëve, por mbajeni me gishtat tuaj shumë pak larg nga rrënjët.
  • Shplajini mirë flokët me ujë të fohtë ose të vakët sepse shampoja e mbetur në flokë mund të shkaktojë shumë yndyrë.
  • Nëse flokët tuaj janë shumë të yndyrshëm shmangiuni kremit të flokëve ose conditionerit. Nëse duhet patjetër që të përdorni kremin e flokëve ose conditioner, përdoreni vetëm ne majat e flokëve.
  • Flokët e yndyrshëm janë nga vetë natyra të ndritshëm. Mos hidhni mbi tufat e flokëve serum ose xhel shkëlqyes.
  • Shmangni krehjen e shpeshtë. Përdorimi i shpeshtë i furçës mund të shtojë yndyrën.
  • Nëse nuk arrini që ti lani shpesh, përhapni pak pudër në rrënjët e kokës dhe më pas fshijeni me një peshqir të thatë. Pudra do të thithë menjëherë yndyrën.
  • Krehje e përshtatshme është mbledhja e tyre lart ose një funky ponytail, e cila do të fshehë shënjat e yndyrës.
  • Shmangni që ti prekni shpesh flokët ose të kaloni gishtat tuaj ndërmjet tufave të flokut.

©bukuri.com

7 comments on “Këshilla për flokë të yndyrshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *