Bukuri.com

Per Trupin dhe Shpirtin tuaj!

Ads

Cila ngjyrë u shkon buzëve të mia?

Ads

Sa herë keni parë fotomodele në televizor dhe shijoni se sa bukur janë të lyera buzët e tyre? Nëse dëshironi që edhe buzët tuaja të duken të lëngshme dhe tërheqëse, para së gjithash, duhet të gjeni ngjyrën që ju shkon. Duhet të zgjidhni atë ngjyrë që shkon me fytyrën tuaj dhe të hidhni të gjitha ato që janë të huaja në pamjen tuaj të përgjithshme.

Ngjyrat roz japin romantizëm. Ju lejojnë që të humbisni në magjinë e ëndrrave dhe të kërkoni princin tuaj. Në një lëkurë të bardhë shkon në mënyrë të mrekullueshme, duke i bërë buzët të veçojnë dhe u japin dritë fytyrës tek lëkurat e errëta.

Por kujdes: Ngjyra roz mund të bëjë që dhëmbët tanë të duken të verdhë. Për këtë, nëse ju pëlqen kjo ngjyrë, atëherë duhet të gjeni atë ngjyrë roz që do të theksojë paraqitjen tuaj tërheqëse.

Dashurohuni me ngjyrën portokalli, një ngjyrë e nxehtë që krijon ndjenjën e qetësisë në të njëjtin çast që i jep intensitet fytyrës. Trasmetoni nxehtësi duke zgjedhur një ngjyrë pjeshke. Kerkoni pasion me një të kuqe të ndezur. Por që të mos bëhet “betejë” në fytyrën tuaj, zgjidhni nuancën që i shkon fytyrës tuaj. Nëse keni lëkurë të bardhë, mund të përdorni pothuajse të gjitha ngjyrat. Nëse doni të bëni kontrast, atëherë, zgjedhja më e mirë për ju është e kuqe e hapur. Ndërsa e kuqe  e plotë shkon më mirë në lëkura pak më të errëta.

Doni ngjyra të errëta që … heshtin? Ose thjesht një nuancë dimërore me detaje gothic? Zgjedhja është e juaja, ne thjesht do ju themi nëse me të vërtetë ju shkojnë. Që të zgjidhni nuanca të errëta të kafesë, duhet të keni lëkurë me ngjyrë të errët, në mënyrë që të ”lidhet” përfundimi. Gjithashtu, nëse keni nishane në fytyrë, preferoni nuancat kafe dhe kafe-kuqe, për një përfundim sa më natyral që do të tërheqë vëmendjen nga nishanet tuaja. Ngjyrën kafe shumë të errët zgjidheni vetëm nëse mundeni ta mbështesni: nëse keni lëkurë të hapur, atëherë sigurisht që do të krijohet kontrasti i dëshiruar!

Tip:

Më e rëndësishmja është që buzëkuqet tuaj të jenë të pasur me vitamina A dhe E dhe ekstaktime Aloe, që të ushqejnë, të zbusin, dhe të mbrojnë buzët tona gjatë ditës.

©bukuri.com

 

2 comments