Kuzhina

Byrek me mish të grirë

byrek-me-mish-te-grire

Nevojiten:

  • 1 kg mish viçi të grirë
  • 1 filxhan caji me vaj ulliri
  • 4 qepë të freskëta të grira
  • 3 domate të drira në rende
  • 2 thelpinj hudhër të grirë
  • 3 vezë
  • petë
  • një lugë të vogël majdanoz të grirë
  • 1/2 filxhani me djath kaçkavall të grirë
  • kripë
  • piper

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe pasi është nxehur, hedhim qepën dhe hudhrën që të skuqen. Hedhim mishin e grirë, e trazojmë mirë dhe e lëmë të ziejë për 5-10 minuta. Hedhim në tenxhere majdanozin, domatet, kripën, piperin dhe djathin kaçkavall. Rrahim vezët në një tas dhe i hedhim edhe ato në tenxhere duke i trazuar mirë. Lyejmë tepsinë me vaj. Hapim gjysmën e petëve duke i lyer me vaj. Hedhim mbushjen që përgatitëm dhe sipër tyre hapim petët e tjera duke i lyer edhe ato me vaj. E presim byrekun me thik me kujdes, (pak, jo deri ne fund) duke e ndarë në pjesë dhe e spërkatim me pak ujë. E pjekim byrekun, pasi e kemi ngrohur furrin që më parë, në 180 °C rreth gati 1 orë.

©bukuri.com

0 comments on “Byrek me mish të grirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *